“Ka qenë tek shtëpia e një miku kur i erdhi vendimi”, avokati i Alqi Bllakos shpjegon pse ish deputeti u dorëzua në 4 të mëngjesit

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dorëzimi i ish deputetit, Alqi Bllako pasi u përfol për arratisjen e këtij të fundit ka mbetur ende enigmë. Lidhur me dorëzimin e tij ka folur edhe avokati mbrojtës Sokol Hazizaj i cili tha se klienti i tij për asnjë moment nuk ka menduar t’i shmangej vendimit të gjykatës.

Hazizaj tha se vendimi për arrestimin e tij, kishte mbërritur ndërkohë që Bllako kishte qenë në shtëpinë e një miku dhe menjëherë pasi urdhër-arresti kishte mbërritur, ky i fundit ishte dorëzuar në drejtorinë e policisë së Tiranës.

Avokati i Alqi Bllakos: Nuk ka pasur qëllim për asnjë moment të shmangë vendimin e gjykatës. Vendimin po e priste tek një shtëpia e një mikut të vetë. Më pas u dorëzua në ambientet e drejtorisë së Tiranës.

Edhe kur kam qenë më parë, e kemi dëgjuar si lajm publik atë të gjykatës. Që në momentin që shtë dorëzuar masa për Bllakon, unë kam qenë me prokurë të posaçme.

Pyetje: Pse u dorëzua në 4 të mëngjesit?

Hazizaj: Sepse në atë moment është njohur me urdhërin e Prokurorisë së Posaçme.

Zjarr Tv Ad