Flutura Açka rrëfen bisedën me kolegun deputet, i kthyer në “berishist”

0
1185
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja Flutura Açka, ndan në rrjetet sociale një bisedë që ka pasur me një nga kolegët e saj deputet, në selinë blu. Ajo thotë se deputeti, të cilit nuk ja tregon emrin, i ka kërkuar që të tërheqë deklaratat kundër Berishës sepse në të kundërt do mbetet vetëm.

Shkruan Flutura Açka:

“Do të ndihesh e izoluar me këtë qasje që ke”, më tha një mik deputet me të cilin piva kafe ditët e fundit, i bërë “berishist” nga rrethana të mirëkuptueshme prej meje.

“Jo”, i thashë, “unë nuk tërheq asnjë fjalë nga qëndrimet e mia, sepse rrjedhin nga parimet e mia. Ju thoni nuk ka palë në PD, duke nënkuptuar bashkësinë e kloneve që pseudodrejtojnë sot PD-në, duke i vënë vizë mijëra demokratëve që nuk janë përfshirë në pseudoprocesin tuaj të zgjedhjege. Atyre, pasi i shatë e i fyet me të gjitha format barbare, u hapni duart dhe u thoni: ‘ejani, derën e kemi të hapur’, kür në fakt punët i keni kryer me nxitimin e atyre që nuk kanë siguri i shpallin të mbaruara.

Nuk amnistoj asnjë gabim përçarës të palës që blindoi PD-në, por ajo që po bëni ju, po e ‘vret’ edhe më shumë atë. Asnjë shumicë nuk mund të ndihet Zot pa respektuar pakicën. Ju këtë kod bashkimi nuk e njihni, edhe nëse e njihni, e përbuzni. Arroganca e sjelljes suaj, kerkosja e zbrazët në ekrane dhe ndjesia e uzurpimit që ju shoqëron do të lërë pasoja afatgjata. Kjo më jep trishtim…”

“Por do të mbetesh vetëm”, tha ai.

“Nuk jam vetëm, sepse jam në frymën e mijëra demokratëve që nuk i shihni dhe nuk ua kap fotografia, aq nxit keni të shpallni se jeni edhe pronarë të kohës ku jetojmë. Fundja, të jesh vetëm, je në shoqëri të mirë”.

Zjarr Tv Ad