Takimet në Bullgari, Meta shtrëngon duart me kryeministrin Petkov: I shpreha mirënjohjen për mbështetjen për integrimin e Shqipërisë

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ndodhet në Bullgari në kuadër të një vizite zyrtare, ku është takuar me krerët më të lartë të shtetit. Sot, Meta është takuar me kryeministrin e vendit, Kiril Petkov, të cilit siç thotë, i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Shqipërisë në rrugën e integrimit.

“Kënaqësi të zhvilloja një takim të ngrohtë me Kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov. Miqësia e shkëlqyer tradicionale, vizioni dhe vlerat e përbashkëta euro-atlantike, janë garanci për marrëdhënie edhe më dinamike midis dy vendeve tona, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik, turizmit, kulturës, arsimit, zhvillimit infrastrukturor, si dhe rritjes së sigurisë energjetike, në dritën e situatës së re dhe kërcënimeve në rritje.

Mbetet vendimtar, përkushtimi i përbashkët për të çuar përpara projektet shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me Korridorin VIII. I shpreha mirënjohjen për mbështetjen e pakushtëzuar, që Bullgaria i ka dhënë Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE dhe nxitjen e këtij procesi për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Presidenti Ilir Meta.

Zjarr Tv Ad