Hiqej si pacient dhe bënte kërdinën në QSUT, arrestohet hajduti në Tiranë, i sekuestrohen 10 milionë lekë

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për një seri vjedhjesh në urgjencën e QSUT-së.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Arion Gjergo, i cili shitrej si pacient dhe duke përfituar nga urgjencat mjekësore, kryente vjedhje të sendeve personale të pacientëve, që shkonin për të marrë mjekim dhe për të kryer vizita mjekësore.

Arrestimi i 38-vjeçarit u bë teksa ishte duke vjedhur një shumë parash në automjetin në pronësi të shtetasit R. Rr., në ambientet e spitalit QSUT, i cili kishte shkuar për vizitë mjekësore.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 milion lekë të rinj, një orë dore dhe një çakmak.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Zjarr Tv Ad