Akuza e Ramës ndaj SPAK, gazetarja paralajmëron zhvillime ‘bombë’: Ndjen lagështi dhe për shkak të…

0
13748
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar Kongresin e Partisë Socialiste zhvilluar të shtunën që kaloi.

Lala tha se personat që janë në pushtet kanë potencialin më të lartë për abuzuar me paranë publike, duke shtuar se gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS paralajmëroi të vetët se SPAK do të godasë sërish majtas.

“Problemi është se zoti Rama ndjen lagështi dhe për shkak të informacionit që ka sepse është shefi i qeverisë dhe mesa duket ka indicie më të forta se SPAK do të godasë majtas dhe në këtë kuptim një njëfarë mënyrë i ka paralajmëruar.

Por çështja është se mundet zoti Rama të justifikohet se përgjegjësia është individuale, sepse nëse zoti Rama nuk ka pasur informacion do të thotë se nuk e ka kontrolluar si duhet oborrin e tij”, tha gazetarja Lala.

Zjarr Tv Ad