Priten arrestime të tjera? Zheji nxjerr prapaskenat: Rama ka marrë mesazh nga amerikanët

0
444
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në emisionin ‘Pikat mbi i’, analisti Artur Zheji ka komentuar Kongresin e Partisë Socialiste zhvilluar të shtunën (më 09 prill).

Gjatë bisedës në studio, analisti Zheji u shpreh se kryeministri Edi Rama në fjalën e tij ritheksoi se nuk do të mbrojë askënd që shkel ligjin dhe se u dha një mesazh që SPAK do të vazhdojë të godasë.

Komenti i Zhejit:

Legjenda e frikës së Ramës duhet ç’mitizuar, Rama është i kujdesshëm dhe kujdesin e tij nuk duhet të përkufizojmë si frikë. Koha ka treguar se ka qenë i kujdesshëm më shumë se frikacak. Tani SPAK ka dalë nga qendra dhe po godet kryesisht majtas.

Duke qenë se frymëzues të SPAK kanë qenë amerikanët dhe duket se kanë dhënë garanci SPAK që mund të godasë lirshëm edhe në radhët e pushtetit në ka fakte dhe prova dhe Rama këtë mesazh e ka marrë shumë qartë nga amerikanët. Dhe mesazhi ishte merrni masa, sepse do të godasë majtas sërish dhe se unë nuk do t’ju mbroj”, tha Zheji.

Zjarr Tv Ad