Përplasja Berisha-Alibeaj në Kuvend, Duka: Deklarata e ambasadores Kim, e tepërt

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Incident i shënuar dje në seancën e Kuvendit mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të komanduar, Enkelejd Alibeaj dhe që solli më pas edhe reagimin e ambasadore amerikane u diskutua në studion e Debatit me Alba Alishanin në A2 CNN. Kreu i PAA-së Agron Duka e cilësoi të tepërt deklaratën e ambasadores Yuri Kim, pasi sipas tij këto gjëra kanë ndodhur në shumë parlamente të botës.

Skena të tilla kanë ndodhur dhe ndodhur në parlamentet e votës nuk është një gjendje normale, ka përplasje në kuptimin emocional dhe deklarativ. Kush ka hyrë e ka dalë nga ky parlament mund të ketë përplasje të tilla, kam pasur edhe unë. Nuk është e mirë. Deklarata e ambasadës amerikane marr guximin ta them mu duk e tepërt se këto janë gjëra që ndodhin, ka ndodhur edhe me njerëz të urtë. Edhe në parlamentet e botës kanë ndodhur që janë konfliktuar me grushta e shkelma.

Kjo nuk duhet të komentohet fare. Nuk është gjë emirë, në gjendje normale nuk besoj se Berisha do ta bënte këtë gjë. Skena të tilla janë bërë edhe nga njerëz të urtë që nuk ta priste mendja. Të nisim nga kjo dhe të dalim te korrupsioni i familjes Berisha është e tepërt.

Zjarr Tv Ad