Berisha akuzon ambasadoren Kim dhe i bën thirrje qeverisë amerikane: Mos ndërhyni në proceset gjyqësore në Shqipëri

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, se po ndërhyn në procesin gjyqësor për statutin e Partisë Demokratike.

Berisha tha se ambasadorja Kim ka “kryer takime”, ndërsa i bëri thirrje qeverisë amerikane që “të mos ndërhyjë në proceset gjyqësore në Shqipëri”.

“Një ndërhyrje qesharake e guvernatores, e lojës me kukulla. Sot ka opozitë të vërtetë. Askush s’mund t’i diktojë kësaj opozite akuzat që mund të bëjë. Pashë aty shqetësim për akuzat. Unë publikisht sot para mediave, shpreh keqardhjen dhe denoncimin për ndërhyrjet e saj direkte në procesin gjyqësor. Javën e kaluar unë ju informova, thashë se kam informacion për dy burime.

Së fundmi, guvernatorja bën takime për procesin gjyqësor që në mënyrë absolute nuk ka asnjë bazë ligjore. Dhe unë këtu i bëj thirrje qeverisë së SHBA të ndalojë ndërhyrjet e saj, e përfaqësueses së saj, të ndalojë ndërhyrjen në proceset gjyqësore në Shqipëri’, deklaroi Berisha gjatë një konference për media me gazetarët.

Zjarr Tv Ad