Klodian Tomorri: Bambi Tony

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Klodian Tomorri

Para 3 apo 4 vitesh, qeveria shqiptare bëri disa pagesa me vlerë 8 milionë euro për një zyrë në Londër.

Zyra ishte e Tony Blair-it. Paratë erdhën nga Arabia. Qeveria shqiptare u përdor për të kamufluar transaksionin dhe vështirësuar gjurmimin e parave.

Faktet e publikuara nga mediat britanike tregojnë qartësisht se Tony i Rrugës së Tretë është kryeministri me oreksin më të madh për para në historinë e Britanisë. Skandalet e tij financiare janë aq të shumta, saqë dikur i zbuluan se ishte në listëpagesën e një fondi sovran në Abu Dhabi, teksa ishte njëkohësisht i dërguari i paqes në konfliktin Izrael-Palestinë.

Por Blair nuk merr para vetëm nga arabët. Në fakt ai merr para kudo që shkon. Dhe ka marrë miliona edhe nga Shqipëria.

Omnia Strategy, studioja e Cherie Blair, bashkëshortes së ish-kryeministrit britanik, u pagua miliona euro nga qeveria shqiptare si konsulente për të prishur koncesionin e markimit. Si përfundim këshilla që dha studioja e zonjes Blair ishte që mos e anuloni koncesionin. Për këtë u pagua miliona euro.

Së fundmi ka një informacion të pakonfirmuar se Omnia Strategy është studioja që do të përfaqësojë Shqipërinë në Gjykatën e Hagës për çështjen e delimitimit të kufijve detare me Greqinë. Kjo është kontratë ‘top secret’, nuk dihet sa e ka vlerën dhe si është prokuruar.

Për të merituar gjithë këto para, herë pas here Bambi Tony vjen për ndonjë vizitë flash në Tiranë. E vërteta është se Shqipëria i ka një borxh shumë të madh Blair-it për luftën në Kosovë. Por është më mirë ta thojë shifrën publikisht sa kushton ai nderi, se sa i merr kështu.

Zjarr Tv Ad