Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Rama, i cili është shprehur se Shqipërisë i duhet një President normal, ndryshe nga Ilir Meta. Sipas saj, Rama ka humbur çdo betejë përballë Ilir Metës në këto 20 vite, qoftë ligjore apo politike, teksa shtoi se Meta është i vetmi politikan që ka dhënë dorëheqjen kur është akuzuar dhe i ka shkuar çështjes deri në fund. Ajo u shpreh në “Frontline” se të vetmet fitore të Ramës janë kur ka joshur Ilir Metën.
“Tashmë më shumë e dëgjoj dhe e shikoj si barsaletaxhi, pasi është bërë një shoëman që bën humor. Normal që Rama i ka humbur të gjitha betejat me Ilir Metën, qoftë ligjore por edhe politike. Edi Rama nën të gjithë jetën e tij politike 20 vjeçare, i ka humbur betejat me Metën. Gjithmonë ka fituar vetëm kur ka joshur Ilir M etën. Po e filloj me videon e famshme të Dritan Priftit, Ilir Meta ka fituar 5-0 në Gjykatën e Lartë, me gjyqtarët që e kanë fituar vettingun, duke filluar nga Ardian Dvorani. Është i vetmi politikan që dha dorëheqjen dhe i shkoi deri në themel çështjes”, tha Kryemadhi.