Arjan Çani thotë se Sali Berisha duhet të nxitojë dhe të kryejë sa më shpejt të gjitha proceset në PD, pasi vonesa do të ishte e rrezikshme për të. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Çani tha se Berisha duhet të jetë më agresiv dhe të mos i mëshojë bashkimit, pasi bashkimi nuk mund të ndodhë.
“Këta po luftojnë me një robot shumë të sofistikuar, që nuk e ka fare elementin e popullit dhe demokracisë, që kush ka shumicën e votave. Këtu luftën Berisha nuk e ka me Alibeajn, Bardhin, por e ka me robotin që kanë marrë komandën, pra amerikanët.
Berisha më ka thënë në studio, kur e pyeta, a ke frikë, sepse aty është roboti, perandoria, më ka thënë derisa të kem frymën gjallë, dinjitetin tim nuk e lë të nëpërkëmbet. Sikur të mos ishte faktori robot ,pra gringo, unë nuk e imagjinoj dot Alibeajn, Bashën dhe Bardhin, të dilnin kundër doktorit. Pra, janë amerikanet.
Berisha një orë e më parë, madje është i vonuar, nuk e kuptoj logjikën që thonë, pse nxitohet doktori? Në asnjë mënyrë, duhet të ishte bërë para një muaji. Të gjithë presin bashkimin, bashkimi është bullshit, nuk do të ndodhë. Problemi është kujt do ti mbetet vula dhe selia.
Duam apo nuk duam, ishte gjykata që detyroi doktorin dhe Metën të dilnin me Shtëpinë e Lirisë. Duam apo nuk duam, gringot bashkë me qeverinë po ndërhyjnë te drejtësia e re, si zgjatim politik që të deformojnë dhe godasin zhvillimet demokratike në Shqipëri. Pra, nuk na rruhet fare, ne do të shohim interesat tona!
Doktori ende nuk po fut në këtë lojë gjithë makinerinë e plotë. Mendoj se doktori është akoma shumë pozitiv, duhet të bëhet më agresiv, se ndryshe kjo lojë do të jetë shumë e rrezikshme për të”, tha Çani.