Përfundon takimi, Alibeaj, Tabaku dhe Bardhi të buzëqeshur përcjellin zyrtaren e lartë amerikane

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndihmës Sekretarja amerikane për Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried ka mbaruar takimin me deputetët e opozitës.

Donfried së bashku me ambasadoren Yuri Kim dhe të dërguarin e SHBA për Ballkanin, Gabriel Escobar, u takuan me kreun e Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, deputeten Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhin.

Siç shihet edhe  në foto të buzëqeshur Alibeaj dhe Tabaku kanë përcjellë zyrtarët amerikanë. Tani zyrtarja amerikane ka planifikuar edhe një takim me kryetarin e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

Nuk dihet ende se për çfarë kanë biseduar aktorët e politikës me zyrtaren amerikane, e cila prej ditës së djeshme ndodhet në Tiranë.

Zjarr Tv Ad