Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale se po të ishte deputet do të votonte pas asnjë dyshim që në krye të Presidencës të vendosje Fatos Nano.
Manjani e përshkruan Nanon si një dialogues të zoti dhe mishërim i tolerancës politike.
Postimi i plotë:
Fatos Nano President?!
Se di! Po të jetë e vërtetë kjo nuk është ide e keqe, përkundrazi.
Socialistët ja kanë borxh Fatosit. Pa asnjë dyshim! Meta dhe Rama kanë qenë pengesa e Tij për të shërbyer në detyrën e Presidentit…
Por mbi të gjitha, Fatos Nano i ka të gjitha cilësitë dhe mundësitë të jetë një President i mirë. Ai është universitet politik. Dialogues i zoti.
Mishërim i tolerancës politike. Cilësi të cilat politika jonë ka vite që i ka humbur. Padyshim që mjedisit publik, politik dhe shtetëror i bëhet mirë nga rikthimi aktiv i Fatos Nanos. Po të isha deputet do ta votoja pa asnjë ekuivok.