Fatos Nano Presidenti i ri i vendit? Manjani del me deklaratën e fortë: Ai është universitet politik! Vetëm këta 2 politikanë ishin kundër…

0
2852
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale se po të ishte deputet do të votonte pas asnjë dyshim që në krye të Presidencës të vendosje Fatos Nano.

Manjani e përshkruan Nanon si një dialogues të zoti dhe mishërim i tolerancës politike.

Postimi i plotë:

Fatos Nano President?!

Se di! Po të jetë e vërtetë kjo nuk është ide e keqe, përkundrazi.

Socialistët ja kanë borxh Fatosit. Pa asnjë dyshim! Meta dhe Rama kanë qenë pengesa e Tij për të shërbyer në detyrën e Presidentit…

Por mbi të gjitha, Fatos Nano i ka të gjitha cilësitë dhe mundësitë të jetë një President i mirë. Ai është universitet politik. Dialogues i zoti.

Mishërim i tolerancës politike. Cilësi të cilat politika jonë ka vite që i ka humbur. Padyshim që mjedisit publik, politik dhe shtetëror i bëhet mirë nga rikthimi aktiv i Fatos Nanos. Po të isha deputet do ta votoja pa asnjë ekuivok.

Zjarr Tv Ad