Konspiracionisti Alfred Cako paralajmëron se një krizë e rëndë urie do të prek vendin tonë sikurse shumë shtete të botës. Nisur nga kjo ai iu bën thirrje gjithë shqiptarëve që të grumbullojnë sa më shumë ushqime në banesat e tyre.
“Kur unë iu thoja, njerëzit nuk besonin dhe thonin çfarë po flet ky. Pse ndjell zi ky. Kur unë iu thoja shqiptarëve siguroni ushqime për dimrin 2022-2023, pasi do shtrenjtohen ushqimet, karburantet, një pjesë e madhe e tyre edhe qeshnin. Ishalla ta kem unë gabim dhe të mos dalë asnjë nga këto parashikime të shumta, por unë di të flas se studioj vazhdimisht dhe kështu parashikoj çfarë do të ndodhë në rang global, se ne nuk i shpëtojmë përvojës globale. Iu kam thënë bujqve shqiptarë, që ju sot keni në dorë ekzistencën e racës shqiptare, duhet të mos lini asnjë centimetër toka pa mbjellë.
Të gjithë ku kanë një tokë para shtëpisë, të mbjellin diçka, qoftë edhe një pemë frutore edhe dy rrënjë domate. Duhet të jenë shumë të kujdesshëm shqiptarët, që tani duhet të fillojnë të grumbullojnë nga pak vaj, mish i thatë. Do pllakosë një krizë shumë e madhe urie. Se ne nuk kemi qeveritarë. Ky toni këtu është super i korruptuar, ka bashkëpunuar me këta dhe është i zhytur deri në grykë dhe në qoftë se iu thotë atyre për një gjë jo…me thënë të drejtën Rama është përpjekur të jetë elastik dhe të mos i shtrëngojë shumë shqiptarët, pavarësisht se ka pasur mundësi të bënte akoma dhe më mirë. Këtë unë e kam denoncuar në detyrën time për të komunikuar me opinionin publik”, paralajmëron Cako.