Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla thotë se propozimi i Alibeajt për procesin dhe kriteret për Presidentin e ri nuk i jep mundësi mazhorancës që të propozojë një kandidat.
Sipas tij kjo nuk është e drejtë, ndaj bëri thirrje për t’u ulur që nesër pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve dhe të diskutojnë.
“Nuk kemi marrë një propozim konkret nga kryetrari i pakicës parlamentar, Alibeaj.
Ne kemi thënë prej ditës së parë që PS dhe ne duam të krijojmë një proces për zgjedhjen e presidentit që të jetë i ndryshëm nga palo proceset e kaluara që t’i japin shqiptime një president për të gjithë.
Ne kemi përjashtuar anëtarët e grupit parlamentar, me bindjen që nuk po kërkojmë një president të PS, por të gjithë shqiptarëve që të përfaqësojë Ato vlera që ja ka dhënë kushtetuta Ne nuk duam që të jetë presidenti i yni, por i asnjë partie politike, Meta ishte shembulli më i keq.
Mendoj se propozimi i tyre është një propozim maksimalisht, që i heq shumicës të drejtës të propozojë. Nuk është propozimi i duhur që ne të mos propozojmë. Megjithatë e përshëndes dhe bashkë me kolegët Gjiknuri dhe Spiropali, jemi gati që që nesër të ulemi për të diskutuar edhe propozimin e tyre dhe tonat. Kjo do të ishte zgjidhja e duhur. Të gjejmë një orë, të ulemi dhe të diskutojmë. Unë mendoj se më duket pa vend që të vish në një tryezë dhe të thuash që ti nuk ke të drejtë të propozosh. Ai që duhet të fitojë është procesi dhe Shqipëria që të ketë një president për të gjithë.
Nesër në 12:30 është njoftuar konferenca e kryetarëve. Prej nesër llogariten afatet 7 ditore deri në raundin e peste. Duam një president të gjithë shqiptarëve dhe jo të PS.
Është një propozim i vlefshëm për rastin e zgjedhjes së avokatit të popullit. Në këtë rast edhe ne kemi të drejtë të propozojmë”, tha Balla.