Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Pas takimit me demokratët e Lezhës, ish-kryeministri Sali Berisha ka udhëtuar drejt Shkodrës. Në ambientet e Kinemasë së qytetit, Berisha po zhvillon një takim elektoral me mbështetësit e tij në qytetin verior.
Ky tur takimesh vjen në kuadër të garës për kryetarin e Partisë Demokratike që do zhvillohen më 22 maj, ku Berisha kandidon përballë Ibsen Elezit.
Një ditë më parë, Berisha ishte në qytetin e Fierit ku zhvilloi një takim me qytetarët e zonës.
Ndërkohë, rivali i Berishës në garën për kryetar, Ibsen Elezi ishte sot në qytetin e Laçit ku u takua me mbështetësit e tij.
Gjatë fjalës së tij Elezi deklaroi se duke qenë parti e djathtë demokratët duhet të futen në garë me njëri tjetrin dhe ai që të jetë më i zoti le të marrë drejtimin e saj.