Gara për kryetar të PD-së/ Pas Lezhës, ish-kryeministri Sali Berisha takim me demokratët e Shkodrës

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas takimit me demokratët e Lezhës, ish-kryeministri Sali Berisha ka udhëtuar drejt Shkodrës. Në ambientet e Kinemasë së qytetit, Berisha po zhvillon një takim elektoral me mbështetësit e tij në qytetin verior.

Ky tur takimesh vjen në kuadër të garës për kryetarin e Partisë Demokratike që do zhvillohen më 22 maj, ku Berisha kandidon përballë Ibsen Elezit.

Një ditë më parë, Berisha ishte në qytetin e Fierit ku zhvilloi një takim me qytetarët e zonës.

Ndërkohë, rivali i Berishës në garën për kryetar, Ibsen Elezi ishte sot në qytetin e Laçit ku u takua me mbështetësit e tij.

Gjatë fjalës së tij Elezi deklaroi se duke qenë parti e djathtë demokratët duhet të futen në garë me njëri tjetrin dhe ai që të jetë më i zoti le të marrë drejtimin e saj.

Zjarr Tv Ad