Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla u shpreh u gatshëm për tu ulur me Enkelejd Alibeajn, nëse drafti i këtij të fundit nuk është kusht për presidentin e ri të vendit.
Po ashtu Balla theksoi se PS nuk ka vendosur asnjë kusht për kreun e ri të shtetit.
Balla tha se zgjedhja e Presidentit nuk bëhet me letra dhe se për këtë duhet të flitet.
Balla: Hajdeni diskutojmë edhe ne, se ky proces i tillë është. Edhe në 2002, 2007, 2012 kur përpjekjet ishin shumë më të reduktuara përsëri ka pasur një process.
Ne s’po ju vëmë asnjë kusht. Të biem dakort për menyrën se si. Jam gati bashkë me Spiropalin, te ulëmi te kjo sallë, të marrim dokumentin. Ti vendosim ndonje firmë. Ditën e diel deri në orën 16 të jene depozituar kandidaturat, në 9 ose 10 komisioni I ligjeve. Kjo gjeja se ne fshihemi pas shkuarjes dëm të raundeve nuk ka kuptim. Unë them ja ku jemi nuk do lëvizim. Nëse doni edhe kolegë të tjerë. Në respekt të se drejtës së opozitës për të dhënë mendimet e veta.
Ulemi tani? Ulu ta diskutojmë tani .Ne duam të ky të jetë shembull i proceseve. Në Shqipëri kemi një levizje të spikatuar auto-atlantike. Dakort? Do ulemi tani?