“E keni kthyer konferencën në terapi grupi, vini shfryni e ikni”/ Tabaku: A t’i diskutojmë parimet apo luajmë kungulleshash, kam 9 vite…

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku shprehu keqardhje për faktin se ditën e djeshme dështoi raundi për votimin e presidentit të Republikës.

Ajo iu drejtua mazhorancës duke thënë se nuk mund të kthehet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve në ‘terapi grupi’ dhe të diskutohet vetëm kalendari.

Tabaku përfundoi fjalën e saj duke theksuar se diskutimet për këtë proces duhet të nisin në mënyrë shumë serioze ose përndryshe të mos mbahet asnjë mbledhje.

Tabaku: Është kthyer konferenca në terapi grupi, vijnë e shfryjnë njerëzit e ikin. Nuk jam ndjerë më e keqardhur se dje kur dështoi raundi i parë për votimin e presidentit. Është hera e parë që marr pjesë në këtë process dhe kur lexoja ato lajme më erdhi keq që jam deputete e parlamentit dhe u ofruam atë pamje të parlamentit shqiptarëve.

Para 3 javësh thashë që nuk ka legjitimitet e të gjithë hidhen, zoti Balla me kaq pak vite unë nuk kam  asnje iluzion që PS lë pushtet. Kam qenë këtu 9 vite dhe nuk kam dilemë se ju jeni të gatshëm të kapni cdo lloj pushteti në vend. A ti diskutojmë parimet apo të bëjmë lojë kungulleshash, afatet i vitë ju,m nuk besoj që ne duhet të vazhdojmë diskutimin.

Unë ndihem e keqardhur që opozita ulet këtu, do të ishte më normale të takoheshim njëherë më njëri tjetrin. Vazhdoni sic e keni në plan por nëse doni që opozita të jetë pjesë e procesit ateherë e keni një propozim, aq sa jemi ulur në këtë tryezë jemi ulur të detyruar për të qenë anëtarë të kësaj konference për të diskutuar kalendarin.

Zjarr Tv Ad