Aksidenti i tretë në pak orë, 43 vjeçari rrëzohet me zetor duke punuar tokën dhe ndërron jetë

0
93
foto ilustruese
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eduart Metushi, 43 vjeç, ka gjetur vdekjen mëngjesin e ditës së sotme në Fier si pasojë e një aksidenti. Ai ka qenë duke punuar tokën me zetor, kur mjeti bujqësor është rrëzuar dhe e ka zënë nën vete.

Fatkeqësisht, Metushi ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, shkruan newsbomb.al. Shërbimet e Policisë kanë shkuar në fshatin Boçovë të Fierit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.

“Sot rreth orës 08:00, në fshatin Boçovë, Fier, shtetasi E. M., 43 vjeç, duke punuar me zetor në tokat e fshatit Boçovë, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, ka rënë në kanal dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

Ky është aksidenti i tretë që ndodh në vend brenda pak orëve. Një taksi u aksidentua në superstradën Milot-Mamurras dhe për pasojë një grua ndërroi jetë. Në Rrugën e Kombit u aksidentuan dy të rinj nga Tropoja dhe Mercedesi i tyre ra në humnerë. Shoferi humbi jetën.

Zjarr Tv Ad