Punonjësit e inceneratorit të Fierit në protestë për pagat: Do të futemi në grevë urie nëse s’marrim rrogën e 5 muajve

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Punonjësit e inceneratorit të Fierit janë ngritur sërish sot në protestë, pasi kanë 5 muaj që nuk kanë marrë pagat.

Ata kanë bllokuar mjetet me mbetje, ndërsa thonë se herën e kaluar u premtuan se ky problem do të merrte zgjidhje për 24 orë, por sipas tyre ishte vetëm një mashtrim.

Nga ana tjetër punonnjësit paralajmërojnë se do të futen në grevë urie, nëse nuk do të marrin rrogat e plot 5 muajve.

“Na premtuan herën e fundit që për 24 rë do të merrte zgjidhje, por na mashtruan. Do të vazhdojmë të protestojmë derisa të marrim zgjidhje. Nuk do të lejojmë futjen e mbetjeve brenda”, u shprehën ata.

“Nëse nuk marrin zgjidhje, do të futemi në grevë”, thotë një tjetër punonjës.

Zjarr Tv Ad