Enkelejd Alibeaj ka dalë në një deklaratë për mediat
Alibeaj: Ne e filluam këtë proces për të krijuar një proces për zgjedhjen e presidentit.“Jeni dëshmitar që ne hartuam një dokument dhe një procedurë. Ju e keni dokumentin dhe keni qenë dëshmitarë. Dje kemi pasur mbledhje të Grupit Parlamentar që duhej të vazhdonte edhe sot. Por ndodhi që sot ka pasur në media një tërheqje nga ana e PS, pra procesi do të ishte i tillë ne do të identifikonim katër kandidatura. Hapi i fundit do të jepte edhe garancinë për këtë proces. E përsëris ajo kandidaturë që do të identifikohej si konsensuale do të ishte jo vetëm garancisë, por një shenjë e fortë që nuk do të kishte lojëra apo shmangie, por nga ana e PS pretendohet që kjo kandidaturë duhet të ketë vetëm firmat tona.
Ajo kandidatura që do ishte konsensuale do të futej një parlament me të gjithë firmat tona. Kjo tërheqje nga pala tjetër është mospranim i konsensualitetit. Ne u nisëm nga ideja për të pasur një president që do ishte mbi palët, procesi ishte serioz. Pra kjo është një tërheqje dhe ne e kemi ditur që PS nuk ka legjitimitetin real.- tha ai.