Siç pritej dhe u konfirmua/ Mazhoranca fajëson grupimin e Alibeajt: Nuk kanë firma për kandidatët

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mazhoranca ashtu sic pritej, vetem Aliebaj ndoshta mendonte ndryshe, fajësoi opozitën se nuk i ka qëndruar marrëveshjes për Presidentin. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, thotë se me Alibeaj ishin dakordësuar që në raundin e dytë dhe të tretë propozimet të vinin vetëm nga opozita dhe me firmat e kësaj të fundit.

Pikërisht në këtë pikë duket se ka ngecur procesi. Opozita nuk ka depozituar 2 kandidaturat sëbashku me firmat mbështetëse, nga 20 për secilën.

Por Balla u shpreh optimist se kanë kohë deri të dielën, për të mos djegur edhe raundin e dytë si të parin, i cili do të mbahet ditën e hënë.

Vetë PS, tha Balla, do të ti qëndrojë marrëveshjes dhe nuk do të propozojë kandidatë deri në raundin e katërt.

Zjarr Tv Ad