Pas 10 orësh e gjysmë debate e diskutime, një ditë më parë, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.
Marrëveshja u miratua me 75 vota vota pro.
Ndërkohë, duket se ky votim në Kuvend ka “nxjerrë zbuluar” opozitën e shitur, që vijon “show”-n, me kryeministrin Edi Rama.
Pavarësisht deklaratave publike, ku gjasme pretendonin se janë kundër projektit në fjalë, 19 deputetë që shkojnë pas “supermenit”, Enkelejd Alibeaj, dhe që ishin prezent dje në Kuvend, nuk votuan kundër projektit për Butrintin.
CNA.al ka mësuar se 19 deputetët e opozitës së shitur që ishin prezent dhe nuk votuan kundër ishin:
1- Agalliu Arbi
2- Alibeaj Enkelejd
3- Bakiu Merita
4- Bardhi Gazment
5- Dhori Ilda
6- Geshtenja Lefter
7- Gjergji Zheni
8- Hoxha Flamur
9- Koreshi Sajmir
10- Metaliaj Lindita
11- Mziu Xhelal
12- Nallbati Bledjon
13- Pampuri Orjola
14- Piroli Kastriot
15- Sula Dashnor
16- Tabaku Jorida
17- Tyli Cupi Dhurata
18- Ulliri Andia
19-Xhaferaj Ferdinand./CNA.al