Pas protestës tek Kuvendi, akademikët mblidhen në diskutim për çështjen e Butrintit

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Debat për menaxhimin e Butrintit nga një fondacion privat shqiptaro-amerikan ka përfshirë akademikët, të cilët janë mbledhur sot në një takim të posaçëm në Akademinë e Shkencave për të dhënë këndvështrimin e tyre mbi rëndësinë e këtij Parku Kombëtar dhe mënyrën më të mirë se si të administrohet ai.

Kjo konferencë ka ardhur një ditë pasi akademikët dhe intelektualët e shquar u ngritën në protestë përpara Kuvendit për të kundërshtuar projektligjin për menaxhimin e Butrintit nga një fondacion.

Arkeologu i njohur Neritan Ceka dhe akademiku Apollon Baçe qenë ndër të parët që morën fjalën duke përshkruar së pari vlerat e mëdha që mbart ky park.

Zjarr Tv Ad