Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar këtë të enjte homazhe në nder të ish-presidentit të ndjerë Bujar Nishani.
E shoqëruar nga përkthyesja e saj, Yuri Kim ka vendosur një kurorë me lule në arkivolin e ish-Presidentit Nishani që ndodhet në sallën e pritjes së Presidencës.
Gjatë zhvillimit të homazheve, u pa që ambasadorja u ndal në një bisedë të shkurtër me familjarët e ish-presidentit.
Kujtojmë se ish-presidenti Bujar Nishani, u nda nga jeta në moshën 55-vjeçare më 28 maj, teksa ishte duke u kuruar në një spital në Gjermani për problemet shëndetësore.