“Opozita kishte dy mundësi për të vënë pas murit Ramën”, analisti i njohur nxjerr prapaskenat dhe zbulon 2 emrat më favorit nga PS për postin e Presidentit të ri

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Ilir Kalemaj ka komentuar sot procesin për zgjedhjen e presidentit të ri, për të cilin deklaroi se opozita kishte dy mundësi për të vendosur pas murit Partinë Socialiste, por që nuk i shfrytëzoi.

Ai tha se duke refuzuar të shfrytëzonin dy mundësitë, dolën të humbur nga ky proces dhe thelluan edhe më tej përçarjen mes tyre.

“Opozita kishte dy mundësi për ta vënë pas murit Ramën dhe Partinë Socialiste, por nuk i shfrytëzoi. E para nëse do dilnin me një kandidatë të përbashkët fraksionet opozitare, një emër që do i kishte unifikuar ata, qoftë Bregu apo Çeku do kishin një kartë në dorë për të negociuar dhe së dyti do ishte që Alibeaj ti kërkonte palës përballë që ata të prezantonin një listë me 5-6 socialistë dhe nga ata të përzgjidhnin një të tyrin si më të preferuarin nga opozita. Ata refuzuan dhe nuk bënë as njëshin dhe as dyshin dhe dolën të humbur nga ky proces duke thelluar edhe përçarjen mes tyre.”, tha ai.

Ndërsa i pyetur se cilat janë disa nga emrat më të përfolur, Kalemaj veçoi Dvoranin dhe Ina Ramën për të cilët u shpreh se janë mjaft emra provokativë.

“Ardian Dvorani dhe Ina Rama emrat provokativë, janë 10 emra në fakt që janë përfolur, por mendoj se do shkojë vetëm me një emër të shtunën dhe po të shtunën do të zgjidhet dhe presidenti i ri, por surprizën e vetme e ka Rama. Rëndësia në politikë është koha e humbur, dhe opozita e humbi këtë mundësi. Duhet të kishte dalë me metodologjinë e emrave, por si opozita e Alibej e humbi këtë shans dhe ajo e Berishës po ashtu, opozita në tërësi e humbi këtë shans”, u shpreh Kalemaj.

Zjarr Tv Ad