U bllokua nga stuhia, forcat zjarrfikëse hapin rrugën dytësore në Mullet

0
110
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rruga dytësore e Mulletit që shërbente për qarkullimin e mjeteve në drejtim të Elbasanit, është zhbllokuar nga forcat zjarrfikëse. Në orët e pasdites se për shkak të stuhisë, pemët kishin rënë në rrugë.

Siç shihet nga këto pamje të reja të pak minutave më parë, rruga e Mulletit është zhbllokuar dhe qarkullimi i mjeteve vijon normalisht. Degët e mëdha që kanë rënë nga pemët janë prerë dhe zhvendosur në krah të karexhatës.

Edhe sinjalistika e nevojshme është vendosur, për të paralajmëruar shoferët të kenë kujdes gjatë qarkullimit në këtë aks. Sipas meterologëve, moti i keq në vendin tonë do të jetë prezent edhe gjatë ditëve në vijim, me një rënie të temperaturave.

Që prej ditës së djeshme moti i keq ka goditur vendin ku reshjet e shiut janë prezente në pothuajse të gjithë territorin shqiptar.

Zjarr Tv Ad