Presidenti ukrainas e fton në Kiev, Abazoviç bisedë telefonike me Zelenskyn: Të vijmë gjithë liderët e Ballkanit, për mbështetje

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Malit të Zi thotë se ka folur në telefon me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ka shprehur gatishmërinë për të vizituar Kievin. Lajmin e konfirmon zyra e tij dhe e raportojnë dhe mediat e mëdha ndërkombëtare.

Dritan Abazoviç i tha gjithashtu Zelensky të enjten se ai do t’u sugjerojë udhëheqësve të tjerë të vendeve në Ballkanin Perëndimor që të gjithë të udhëtojnë në Ukrainë së bashku për të treguar mbështetje.

Mali i Zi në vitin 2017 sfidoi kundërshtimin e fortë të Rusisë për t’u bashkuar me NATO-n dhe shihet si vendi i radhës për anëtarësimin në BE.

Vendi i vogël ballkanik, bashkë me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, penguan vizitën e ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov në Serbinë fqinje, në fillim të kësaj jave, duke refuzuar të jepte leje që aeroplani i tij të fluturonte në hapësirën e tyre ajrore.

Abazoviç shpreson se edhe Ukraina do të bëhet së shpejti një kandidat zyrtar i BE-së, thuhet në një deklaratë nga zyra e tij. Kryeministri ofroi ndihmën e Malit të Zi në rrugën e pranimit të Ukrainës.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se Zelenskyy e ftoi Abazovicin të vizitojë Kievin sa më shpejt të jetë e mundur.

Zjarr Tv Ad