Kurti për takimin me Scholz: Vizitë historike, dëshmi e marrëdhënieve të forta me Kosovës dhe Gjermanisë

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar si historike vizitën e kancelarit gjerman Olaf Scholz në Prishtinë.

Ai thotë se kjo është vizita e parë e një kancelari gjerman në Kosovën e pavarur.

Kurti shkruan se përveç kësaj, kjo vizitë është dëshmi e raporteve të forta mes Prishtinës dhe Berlinit.

“Pata kënaqësinë e veçantë që në vizitën e parë të një kancelari gjerman në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ta mirëpres Kancelarin Scholz në Aeroportin “Adem Jashari”, të parakalojmë bashkë në ceremoninë pritëse me nderime të larta shtetërore, të bisedojmë në një takim tête-à-tête, të diskutojmë me delegacionet tona shtetërore, dhe t’i drejtohemi popullit të Republikës nëpërmjet një konference të përbashkët për media.

Vizita e sotme e kancelarit gjerman ishte historike. Përveçse e para e tillë që nga shpallja e pavarësisë, ishte dëshmi e marrëdhënieve tona të forta si dy vende partnere dhe aleate për njëra-tjetrën, të lidhura me vlera të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë, në një moment përcaktues për rajonin dhe kontinentin tonë.

Vielen Dank, Bundeskanzler Scholz”, shkruan Kurti.

Zjarr Tv Ad