Bordi vendos ÇMIMET për miellin, vajin, sheqerin dhe orizin: Ja sa do t’i blini nga sot në market!

0
140
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bordi i Transparencës për shitjen e produkteve ushqimore bazë është mbledhur sot dhe ka vendosur çmimet e produkteve. Mielli, vaji i lulediellit, sheqeri dhe orizi kokërrgjatë janë produktet e miratuara dhe do mbahen nën kontroll.

Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë këto produkte. Gjithashtu Bordi i Transparencës vendosi miratimin e marzheve që do të aplikohen për disa produkte ushqimore bazë, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e çmimeve ndërkombëtare.

Pas analizimit të këtyre marzheve Bordi i Transparencës vendosi që këto produkte duhet ti ofrohen konsumatorit familjar në markete me çmime jo më të larta se:

101 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg)

104 lekë/kg për sheqerin (1 kg)

90 lekë/kg për miellin masiv

Zjarr Tv Ad