Një 38-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Fierit pasi vodhi xhiron ditore në kaburantin në të cilin punonte.
Siipas uniformave blu mësohet se Hasan Kukalaj, banues në Fier, më datën 10 qershor ishte shpallur në kërkim, pasi kishte vjedhur xhiron ditore në pikën e karburantit në të cilin ishte punësuar.
Arrestimi i tij u bë gjatë operacionit të koduar “Fraund”.
Njoftimi i policisë:
Fier
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Gjatë operacionit policor të koduar “Fraud”, u kap dhe u vu në pranga një shtetas që vodhi xhiron ditore në karburantin në të cilin ishte i punësuar.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, gjatë operacionit policor të koduar “Fraud”, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit Hasan Kukalaj 38 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në datën 10.06.2022, duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur xhiron ditore në pikën e karburantit në të cilin ishte i punësuar.