Vizita dhe dekorimet e Presidentit Meta në Amerikë janë një hap largpames.

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ervis Zholi

Është fakt i pa mohueshëm se Presidenti në largim do të mbahet mend si një nga krerët e shtetit që ka lëshuar më shumë dekorata se asnjë parardhës i tij në 30 vjetët e fundit.

Nese dikush mbrapa tij në të ardhmen do të lëshojë më shumë se ai dekorata, përsëri z.Meta do të mbahet mend në historinë dhe jetshkrimet e presidentëve si pioneri i parë që vendosi tullën e parë, në murin e vlerësimit të vlerave teknike apo aftesitë të veçanta që gëzojnë njerzit më të spikatur të shoqerisë Shqiptare.

Të vlerësosh një sportist, aktor, inxhinier, të burgosur politik, apo aktivist të çdo fushe është gjëja më e mrekullueshme dhe një impresion e vlerësim i paharruar për cilindo që e merr këtë vlerësim në formë dekorate.

Është një event shumë pozitiv për individin e vlerësuar por ky vlerësim në formë dekorate hap siparin dhe stimulon meritokracinë, konkurencën dhe egon profedionale të individit dhe çon vetëm në progres shoqëror aq të dëshiruar për Shqiperinë tonë.

Por në shoqerinë e shpartalluar, të lodhur e të raskapitur të tranzicionit Shqiptar ata që kanë paguar çmimin më të lartë është shtresa e inteligjencës së vendit.

Janë njerzit më të aftë, teknikë që jo vetem nuk i paguan dot shteti Shqiptar për të përballuar jetesën në vendin e bërë “”ÇORAP”” dhe drejtuar pa asnjë filozofi por në kaos total vendi vegjeton brenda tërmit të kapitalizmit ekstrem, ku realisht “”MONEY TALK”” dhe ku inteligjenca e profesionistevë teknike vuan dyfish pasi është pjesa me e edukuar dhe pjesa më koshiente nga ana emocionale që kupton por nuk flet dot për operacionet pa narkozë që bëhet në trupin dhe mendjen e shoqerisë Shqiptare.

Pjesa më dramatike e panoramës social politike është se gjithë transaksionet jetesore e shoqërore udhehiqen e kontrollohen nga ologarkia anadollake e cila ka njëren dorë plot me diploma të vjedhura e tjetrën dorë në tendera, drogë, trafiqe e para të pista.

Mendoni dhjetra profesorë të strukur diku me pensione që nuk ju sigurojnë dot dinjitetin.

Por kane taksiratin të shohin televizioneve, studentet më të fëlliqur në karakter e dije të drejtojnë ministri.

Mendoni dhjetra sportistë të shkelqyer që tani nuk i kanë më as muskujt dhe as paratë se ju ra fati të lindnin në ketë tokë që nuk rrit e vadit dot më të mirin fidan.

Qendrojnë duke kujtuar kur turmat mijshe i duartokisnin e çoheshin më kembë qyteteve.

Mendoni gjenerata të tëra klerikesh të të gjitha besimeve të cilet vdiqen ne errësirën e burgjeve dhe para togave të pushkatimit, duke u lutur për begatimin e Shqiperisë dhe jo për fatin e tyre fizik.

E keshtu mund të vazhdohet pa fund me shembuj nga çdo fushë e jetës ku mund të sjellësh histori me njerez të spikatur të pavlerësuar e të lenë pas në harresën e kohës.

Shoqeria Shqiptare ka nevojë shumë të madhe të promovojë vlerat pozitive dhe ti ekspozojë ato me forcën më të madhe të mundshme pasi efektet negative tek rinia e cila ka mbushur burgjet e Evropes dhe degradimi i sistemit arsimor janë një fakt tashmë i pakundershtushem.

Do ti bente nder dhe do ti sillte progres çdo shoqerie të qyteteruar vlerësimi në kohë i njerzve të spikatur. Por eshtë nder dhe prestigj me i madh kur i dekoron e vlerëson virtytin dhe njeriun e mirë mbasi ka kaluar kohë dhe Presidentë të tjerë e kanë berë shumë pak dhe për ineres politik.

Vlerësimi nëpermjet dekoratave të aktivisteve të spikatur të diaspores me rastin e 110 vjetorit të themelimit të vatres në New York eshtë një hap në drejtimin e duhur dhe ka per qëllim stimulimin dhe mbajtjen gjallë të vlerave më të mira patriotike për të atdhmen.

Vetem në ketë kendveshtrim dhe me ketë optimizem duhet parë.

Pa dyshim që xhelozia dhe egoja si dy vyrtyte jo domozdoshmerisht të keqija gjithmonë janë të kultivuara fort ndër shekuj në mentailitetin e popullit Shqiptar nuk do i lere të qete ate kategori njerzish që do të kritikojnë dhenien apo pse – dhenien emrave apo individeve të caktuar që janë perfshirë në keto lista. Pa asnje diskutim që do të ketë emra jo të gotitur, mbase që edhe mund të shmangeshin për një më të mirë si kandidat per dekorim por më mirë të kemi një proces me gabime që mban gjallë shpresen dhe të perpiqemi të permiresojmë kriteret e perzgjedhjes se sa të ngelemi pa shprese dhe pa një proces të promovimit të vlerave .

Zjarr Tv Ad