Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Teksa na ndajnë dhe pak ditë nga protesta e 7 korrikut, PD ka zbuluar edhe sloganin, “Shqipëria në rrezik, mos thuaj ç’më duhet mua”.
Kjo protestë është thirrur nga Sali Berisha, protestë e cila është e para që nga rikthimi i ish-kryeministrit në krye të Partisë Demokratike.
Berisha është shprehur se shqiptarët janë gati të ngrihen në protestë kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij për shumë arsye.
Ai ka ftuar të gjithë partitë e tjera opozitare, shoqëritë civile duke e quajtur “front kombëtar bashkimi”.
Kriza ekonomike dhe rritja e çmimeve të shportës dhe karburanteve është një ndër arsyet e kësaj proteste.