Negociatat, Rama i thotë të gjitha: Diskutime intensive në BE

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë me gazetarët ku është ndalur tek zhvillimet në Spanjë në Samitin e NATO-së dhe për takimet në Bruksel me krerët e shteteve të BE.

“Kemi pasur diskutime intensive për një marrëveshje përfundimtare për të çelur rrugën e fillimit të negociatave. Për të gjitha këto jemi këtu. Dëshiroj të kujtojë se me hapjen e rrugës nga ana e Turqisë, janë krijuar premisat që NATO të shtohet me Suedinë dhe Finalandën.” tha Rama.

Rama u ndal edhe tek presioni mbi Sebrinë nga BE, duke thënë se nuk duhet të tejkaloj krisjen që mund të çonte në veprime të gabuar.

Nga ana tjetër Rama shtoi se ka kërkuar për Kosovën që e gjithë aleanca, pavarësisht mosnjohjes së Kosovës, kjo nuk është kohë e zakonshme dhe kërkon akte të jashtëzakonshme.

“Kosova pavarësisht se Ukraina nuk e njeh. Ka mbajtur qëndrim të saktë, maturi të rëndësishme si shtet.” tha Rama.

Zjarr Tv Ad