‘Çfarë të ka hyrë?’, diskutohet mandati i Xhaçkës, Balla dhe Bardhi replika të forta: I ke bezdi dasmat ti?

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është mbledhur këtë të premte Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, ku është duke u diskutuar kërkesa e PD-së për heqjen e mandatit të deputetes dhe ministres Olta Xhaçka, pasi sipas tyre është në kushtet e konfliktit të interesit, pasi bashkëshorti i saj ka marrë statusin e investitorit strategjik, për të ndërtuar në jug të vendit.

Në mbledhje nuk kanë munguar përplasjet dhe batutave mes palëve, veçanërisht mes Taulant Ballës dhe Gazment Bardhit, ndërkohë që mbledhja është ndërpreë për disa minuta, për shkak të replikave dhe debateve mes deputetëve.

Pjesë nga debatet:

Balla: Po bëheni aleatë me Berishën

Bardhi: Jo nuk është ashtu

Balla-Bardhit: Qetësohu o burrë, ça të ka hyrë?!

Bardhi: Ça të ka hyrë ty jo mua

Balla: E shoh sa seriozisht e keni këtë punë!

Bardhi-Balles: Besoj ke qenë te dasma e tyre???

Balla: I ke besdi dasmat ti?

Bardhi: Jo nuk i kam besdi, por për ta vërtetuar

Për çështjen e mandatit dhe konfliktit te interesit, ministrja Olta Xhaçka është shprehur se bashkëshorti i saj i shpallur investitor strategjik nga qeveria, nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga shteti, por vetëm siguri juridike.

Zjarr Tv Ad