Kuvendi mbledhje për mandatin e Olta Xhaçkës, Edi Rama shfaqet krah saj: Nuk jemi perfektë, edhe ne kemi të metat tona

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa Këshilli i Mandateve po shqyrton kërkesën e propozuar të grupit të Partisë Demokratike, për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçkës, pasi akuzohet se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik, kryeministri Edi Rama është shfaqur krah saj.

Në një komunikim me mediat, Rama i pyetur në lidhje me këtë kërkesë të PD, u shpreh se akuzat e demokratëve nuk do të ndryshojnë dhe se çdo moment i humbur me akuzat e tyre është humbje kohe për qeverinë. Rama i vetëdijshm shtoi se edhe qeveria ka defektet e veta, nuk janë perfekt, mirëpo do të vijojnë të bëjnë punën e tyre.

 “Unë besoj që është koha, ka kohë që ka kaluar koha që ne të dorëzohemi para faktit se vesi del me shpritin dhe se këta që merren me këto punë nuk do ndryshojnë kurrë. Kurrë për fatkeq. Ne jemi shumë mikpritës për ccdo shenjë ndryshimi nga ana e tyre por këta nuk do të ndryshojnë me sa duket.’’

Të bëjnë përbaltje publike është një praktikë e cila nuk do të ndryshojë që kshu zgjedhja jonë është e thjeshtë dhe rruga jonë është përcaktuar. Ne do të bëjmë punët duke qenë të dobishëm që sjemi perfekt. Kemi edhe ne të metat tona, por nuk do të merremi me ta. Për veten time e kam shumë të qartë ccdo moment i humbur me këta është gjynah i madh nuk shoh asnjë problem të natyrës së ngritur në këtë furtunë. Unë personalisht, por gjithsesi le ta gjykojë institucioni”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad