“S’i ka dalë rroga nuses”, ironizon Korreshi: Më thoni ku merret leja, të aplikojë bashkëshortja ime për investitor strategjik

0
163
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ishte i pranishëm në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku po shqyrtohej kërkesa e opozitës për heqjen e mandatit të deputetit për ministren Olta Xhaçka.

Gjatë mbledhjes  ia nuk e kurseu ironinë për ministren, duke thënë se “nuses nuk i ka dalë rroga, ku merret leja për investitor strategjik”.

Partia Demokratike pretendon se ministrja Xhaçka është në konflikt interesi me statusin e investitorit strategjik, të përfituar nga bashkëshorti i saj me vendim të qeverisë së Edi Ramës.

Ndërkohë mazhoranca insiston se ajo nuk ka përfituar asnjë qindarkë, Korreshi u kërkoi që t’i tregojnë se ku merret leja që të aplikojë dhe bashkëshortja e tij, si investitore strategjike.

“E bëmë seancën e kaluar, nuk donim ti ktheheshim përsëri. Ishit ju që na kërkuat sa lekë kishte marrë, centeza, kartëmonedha apo kriptomonedha kishte fituar Olta Xhaçka dhe jo ne. Nuk i lexuam asnjë cent. Vetë ju me pyetjet na detyruat që tu përgjigjeshim dhe ne ju përgjigjëm.

Dhe nëse është normale që një bashkëshort apo bashkëshorte e një deputeteje apo deputeti të marrë një tokë publike për të vendosur shezlonge, apo nuk përbën asnjë lloj shkelje, na thoni ku merret leja se akoma nuk ka marrë rrogën nusja ime.Të bëjë ndonjë investim strategjik.

Merr 400 mijë lekë dhe mbarojnë shpejt, të bëjmë dhe dy shezlonge të kalojmë plazhin. Kjo është qesharake pastaj. Të marrësh gjithë plazhin e Drimadhes, hajde gjeje kush e merr, pronë shtetërore, të përfitosh nuk është me të vjedhë nga pasuria publike gjeni ju se çfarë është. Ne i ramë shkurt dhe kërkuam ti drejtohemi Gjykatës Kushtetuese, ju bëtë pyetje dhe ne jemi të detyruar ti themi dhe këto”, u shpreh Korreshi.

Zjarr Tv Ad