“Bordet në shërbim të Ramës, jo të qytetarëve”, Dashnor Sula: Kryeministri kur vëren një revoltë nis lëvizjet përmes levave të tij…

0
129
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti I PD, Dashnorr Sula thotë se bordet që kontrollojnë çmimet janë në shërbim të qeverisë dhe jo të qytetarëve.

Me anë të një postimi në rrjetet social, Sula shkruan se edhe pse çmimi I naftës në bursë është ulur, në Shqipëri vijon çmimi I naftës të jetë I lartë.

“Në fakt në bursë çmimi i një fuçie naftë u ul edhe javën e kaluar por bordet e kryeministrit nuk e patën këtë vullnet për tu mbledhur. Por në momentin që kreu i qeverisë vëren një revoltë të qytetarëve nis lëvizjet përmes levave të tij” shkruan Sula.

Postimi i plotë i deputetit:

Bordet në shërbim të qeverisë jo të qytetarëve!

Bordet në shërbim të qeverisë janë mbledhur 3 herë brenda javës për të ulur me nga 3 apo 4 lek çmimin e karburantit.

Në fakt në bursë çmimi i një fuçie naftë u ul edhe javën e kaluar por bordet e kryeministrit nuk e patën këtë vullnet për tu mbledhur. Por në momentin që kreu i qeverisë vëren një revoltë të qytetarëve nis lëvizjet përmes levave të tij.

Sot një fuçi naftë shitet në bursë 111 dollarë, ndërsa ne në Shqiperi e blejmë 2430 lekë litrin

Në krizën e çmimit të naftës në qeverinë e PD, kur çmimi në bursë shkoi 120 dollarë për fuçi, në tregun me pakic në Shqipëri 1 litër naftë e blenim max 190 lek për litër.

Por përse e blejnë shqiptarët kaq shtrenjt naftën?! Përgjigja është: për shkak të babzisë së qeverisë. Më posht janë taksat që merren nga shteti ynë për një litër karburant:

40 lek për litër  akcizë

3 lek për litër Takse Karboni

27 lek për litër Takse Qarkullim

0.61 lek për litër Takse Markimi

40.275 lek për litër Tvsh 20%

Plus marzhi fitimit të BORD Transparence

3 lek për litër

Plus kosto për Transporti 2 leke/liter

110 lek të reja taksa të ndryshme për një litër karburant.

Zjarr Tv Ad