Ngjarjet e Ambasadave në vitin ‘90, deputeti Sula: 32 vite më vonë shqiptarët sërish përballë të njëjtës dilemë! Mijëra të rinj po largohen

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Dashnor Sula , nëpërmjet një statusi në Facebook ka përkujtuar 2 korrikun e 1990, kohë kur shqiptarë të të gjitha grupmoshave u dyndën në ambasadat e perëndimit për t’i ikur regjimit të asaj kohe. Sula gjithashtu shkruan se 32 vite më vinë shqiptarët janë sërish përballë të njëjtës dilemë dhe se çdo ditë më shumë të rinjtë po largohen nga vendi për shkak të keqqeverisjes.

Statusi:

”2 Korriku i 1990-ës dhe 9 vite të gjeneratës së SULLTANIT.Më 2 korrik të vitit 1990 Shqiptarë të të gjitha grupmoshave u dyndën në ambasadat e perëndimit për ti ikur regjimit në rënie. Ata kërkonin liri dhe mundësi për të jetuar pa u “shtypur”. Në Shqipëri ata nuk vlerësoheshin, dënoheshin, internoheshin nëse tregonin që kishin aftësi dhe dilnin kundër diktaturës.

Atë që ëndërronin e treguan se ishin të aftë ta arrinin. Shqiptarët kanë arritur suksese të mëdha që na kane nderuar flamurin kombëtar në vende të ndryshme të botës.Por 32 vite më vonë. Shqiptarët janë serish perball të njëjte dileme. 9 vite qeverisje, kryeministri e ktheu çdo ditë të këtyre 9 viteve “2 Korrik 1990”. Çdo ditë gjithmonë e më shumë janë duke ikur të rinj.

Të dhënat e publikuara nga Eurostat tregojnë se në Janar-Shkurt të këtij viti u shënuan gjithsej 2 mijë kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian.Kjo shifër është dy herë më e lartë sesa e njëjta periudhë e vitit 2021, kur aplikoheshin kufizimet e udhëtimeve, por mbetet rreth 20% më e ulët sesa në periudhën e para pandemisë.

Shteti më i preferuar për të kërkuar azil mbetet Franca, me gati gjysmën e aplikimeve në total, për shkak të politikave më sociale që ai ndjek ndaj emigrantëve. Drejt këtij shteti aplikimet u rritën me 130% në Janar-Shkurt në raport me dy muajt e parë të 2021-t.Ndërkohë nga 2017 e deri tani kanë ikur gjithësej 220 mijë shqiptarë kryesish të rinj nga Shqipëria. Pretendimet e tyre janë të njëjta si 32 vite më parë: për një jetë më të mirë në një vend që njeh meritën dhe ofron mundësi për të jetuar në mënyrë të ndershme.”

Zjarr Tv Ad