Prej disa ditësh ylli portugez i Manchester United i ka bërë me dije klubit se dëshiron ta mbyll përpara kohe aventurën e tij në Old trafford.
Ronaldo është tashmë 37 vjec dhe do të donte të ishte pjesë e një ekipi që luan në Uefa Champions League. Futbollisti nuk është paraqitur dje në qendrën stërvitore të United për të nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm.
Gjatë këtyre ditëve sulmuesi dhe agjenti i tij po përpiqen të gjejnë një ekip të ri për te vijuar karrierën megjithatë deri tani nuk ka patur asgje konkrete. Sipas asaj që raporton spanjollja As, gjatë orëve në vijim pritet një takim mes agjentit të futbollistit Jorge Mendes dhe presidentit te Barcelonës Joan Laporta.
Nëse Ronaldo do të transferohej në Camp Nou, kjo do të ishte një ndër transfeimet më të bujshme të të gjitha kohërave pasi Ronaldo ka qënë pjesë e rivalëve të përjetshëm të katalanasve.
Kujtojmë që Ronaldo ka edhe një vit kontratë me Manchester United dhe përvec marrveshjes me futbollistin Barcelona do të duhet të gjej edhe gjuhën e përbashkët me anglezët.