Spiropali: Protesta e 7 korrikut nuk është kundër qeverisë, por për të marrë PD

0
129
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali thotë se protesta e PD më 7 korrik nuk është kundër qeverisë, por përdoret nga kryedemokrati, Sali Berisha.

Gjatë një interviste televizive, Spiropali thotë se me protestën e 7 korrrikut,  Berisha do që të realizojë atë që nuk arriti ta realizonte me dhunë  më 8 janar, marrjen, marrjen e PD.

“Protesta e Sali Berishës nën muret e Kryeministrisë për të realizuar atë që nuk realizoi dot me dhunë në muret e PD në 8 janar.

Kjo nuk është protestë kundër qeverisjes, por për të marrë përfundimisht PD.

Ky është leximi i një mendje të ftohtë që ka ndjekur zhvillimet politike. Gjysma e deputetëve të PD nuk e ndjekin Sali Berishën. Ai kërkon të vendosë diktatin në grupin parlamentar dhe këtë e tregoi dhe me ndarjen e punëve për deputetët”, tha Spiropali.

Zjarr Tv Ad