Skema e mashtrimit me inceneratorët/ Petrit Vasili kërkon largimin e Edi Ramës: Ministrat e kësaj Qeverie i pret fati i Saimir Tahirit dhe Lefter Kokës

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra pas publikimit të dokumenteve të reja që tashmë janë në dorën e SPAK për mënyrën se si 24 kompani kanë kryer evazion fiskal me “bosin” inceneratorëve që është në kërkim, Klodian Zoto.

Vasili thotë se që nga dita e djeshme, kur u publikuan dhe faktet e reja nga LSI, “nuk ka me Kryeminister dhe Qeveri te ligjshme, por nje grup mafioz politik, qe ka zaptuar qeverisjen”. Një ditë më parë rezultoi se një nga të moshuarit që kishte blerë kompani 30 milionë dollarë, kishte lidhje të afërta me ish ministrin socialist dhe deputetin Damian Gjiknuri. Për këtë Vasili shkruan se “faktet jane sheshit, shume te qarta dhe asgjesuese dhe Ministrat e kesaj qeverie i pret fati i ish Ministrit te Brendshem apo i ish Ministrit te Mjedisit etj, ta mbajne mire ne mendje dhe le te mos e harrojne kete”, duke kujtuar keshtu denimin e Saimir Tahirit dhe arrestimin e Lefter Kokes.

POSTIMI I PLOTE I PETRIT VASILIT

Te largohet menjehere Kryeministri dhe Qeveria, fajet e tyre i di gjithe populli!!
Qe nga dje nuk ka me Kryeminister dhe Qeveri te ligjshme, por nje grup mafioz politik, qe ka zaptuar qeverisjen. Kryeministri dhe Qeveria duhet te largohen menjehere, ata jane sot nen akuze direkte per vjedhjen me te madhe te fondeve publike.Kryeministri dhe qeveria te largohen dhe ti hapet menjehere rruga drejtesise, qe te veproje. Kryeministri dhe qeveria te largohen menjehere sepse vjedhja e tyre eshte tashme e provuar boterisht dhe me fakte asgjesuese qe nga:

Vjedhja e me Incineratoret ku miliona e miliona euro jane vjedhur me cdo lloj forme, me kompani te rreme, me evazion dhe me vjedhje direkte me mbeshtetjen me perkrahjen dhe me mbrojtjen e Kryeministrit dhe qeverise qe ju dslin per zot vete atyre. Vjedhja me rruget me tendera, qe jepen me 99% dhe me fonde, qe fryhen ne menyre mafioze me dy dhe trefish duke grabitur miliona e miliona euro te tjere. Vjedhja me tenderat e energjise ku miliona e miliona euro jane grabitur e grabiten dhe ku faktet ulerasin. Vjedhja me tenderat e shendetesise deri edhe me dhjete fishin e cmimit edhe ne kohe pandemie e duke grabitur miliona euro. Vjedhja me ujesjellset me dhjetra miliona euro ane e mbane vendit.

Te largohet Kryeministri dhe Qeveria qe cdo dite vetem vjedhin dhjetra miliona euro me koncesione e PPP te faktuara boterisht, qe vetem grabisin fonde publike dhe nuk sjellin asnje te mire. Pergjegjesia bie mbi Kryeministrin te parin si dhe çdo minister dhe nga kjo ata nuk shpetojne dot, pasi faktet jane shume te renda, jane publike dhe idi gjithe populli. Fakte te tjera do te vazhdojne te dalin. Te largohet Kryeministri dhe Qeveria, qe vetem mashtrojne ashtu sic bene dikur me drogen qe mbuloi vendin, e ku ish Ministri i Brendshem ndodhet ne burg, megjithese Qeveria genjente e thoshte se asgjesuan 99% te droges.

Ashtu edhe sot vazhdojne dhe genjejne megjithese jane kapur me presh ne dore dhe i genjen mendja dhe mendojne se i beson kush. Faktet jane sheshit, shume te qarta dhe asgjesuese dhe Ministrat e kesaj qeverie i pret fati i ish Ministrit te Brendshem apo i ish Ministrit te Mjedisit etj, ta mbajne mire ne mendje dhe le te mos e harrojne kete. Kryeminister e qeveri largohuni, s’keni asnje rruge tjeter, çdo vonese vetem jua rendon edhe me keq fundin tuaj.

Zjarr Tv Ad