Janë luajtur mbrëmjen e djeshme takimet e raundit të parë kualifikues për në Uefa Champions League.
Dy skuadrat shqiptare Ballkani dhe Shkupi kanë arritur të marin rezultate pozitive në këto takime. Kështu kampionët e Kosovës Ballkani ka barazuar në “Fadil Vokrri”Përballë Lituanezve të Zalgiris me rezultatin 1-1.
Ishin fillimisht vendasit e drejtuar nga Ilir daja që kaluan në avantazh me golin e Gripshit në minutën e 15 të takimit por ky avantazh zgjati vetëm 10 minuta pasi miqtë barazuan në të 25-tën me golin e Buff me rezultatin që mbeti i pa ndyshuar deri në fund të takimit.
Ndërkohë skuadra e Shkupit ka hedhur një hap të rëndësishëm për kualifikimin në raundin e dytë pasi ka arritur të fitoj në shtëpi me rezultatin 3-0 përballë Lincoln Red Imps. Kampionët e Maqedonisë së Veriut e hapën serinë e golave në minutën e 11 me senegalezin Danfa, në të 29 ishte nigeriani Adetunji që dyfishoi shifrat me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në të dytën gjërat u dukën sikur do të merrnin një rrjedhë tjetër pas daljes me karton të kuq të Margvelashvili por nuk në minutën e 54 por nuk ndodhi kështu pasi shkupi arriti të shënonte edhe golin e tretë dhe duke hipotekuar në këtë mënyrë kalimin e turit të parë kualifikues në Uefa Champions League.