Sqipëria braktiset, afganët dhe sirianët kërkojnë azil në vendin tonë

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në vitin 2021 në vendin tonë rezultojnë 2.533 azilkërkues, duke pësuar rritje me 13,5 % krahasuar me vitin 2020.

Azilkërkuesit me origjinë nga Afganistani përbëjnë pjesën më të madhe, 98,6 % ose 2.498 persona. Kjo situatë vjenë si pasojë edhe e situatës politikë në Afganistan.

Pas tyre, renditen sirianët. Sipas asaj që raporton INSTAT, gjithashtu thuhet se gjatë 2021 rezultojnë 7 vendime pozitive për dhënie të statusit të mbrojtjes për azilkërkuesit, nga këto raste 4 i përkasin shtetasve Afgan dhe 3 atyre Sirian.

Ndërkohë rezultojnë 711 persona që kanë fituar shtetësi shqiptare, por më i lartë është numri i atyre që e kanë humbur, 724 individë.

Duke analizuar vendin e origjinës të personave që kanë fituar shtetësinë Shqiptare kuptojmë se shumicën e rasteve e përbëjnë shqiptarët e Kosovës dhe më pas renditen turqit dhe sirianët.

Zjarr Tv Ad