Protesta e 7 korrikut, Sali Berisha – qytetarëve: Shoqëri e heshtur, hiqni dorë nga pasiviteti

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ditë para protestës së 7 korrikut të thirrur prej tij, ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar edhe një herë qytetarët që të marrin pjesë. Sipas tij kjo protestë do të jetë epike pasi është e një rëndësie jetike për Shqipërinë. Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se qeveria e tij po abuzon me dinjitetin e shqiptarëve.

“Kemi të bëjmë me një person dhe një qeveri për të cilën në mënyrë absolute qytetarët shqiptarë nuk ekzistojnë ose ekzistojnë vetëm për të vjedhur. Këto përgjigje do i japë protesta nesër dhe në vazhdim. Entuziazmi është shumë i madh, pakënaqësia është e pakufishme, le të bëjmë gjithçka për të shndërruar protestën dhe mesazhin tonë në një magnet për shoqërinë e heshtur shqiptare. Për atë shoqëri që ndjek me dëshpërim të madh këto zhvillime, por që duhet të vendosë të reagojë, duhet të heqë dorë nga pasiviteti dhe ‘ç’më duhet mua’, duhet të ngrihemi për t’i thënë këtij autokrati se kohërat i ke të numëruara. Le ta bëjmë protestën një magnet për shoqërinë e heshtur shqiptare. Ato duhet të heqin dorë nga pasiviteti dhe “ç’më duhet ma”. Kohën e ka të numëruar. ” tha Berisha.

Zjarr Tv Ad