Protesta e Berishës në Tiranë, analisti: Nëse Erion Veliaj fiton zgjedhjet e ardhshme, vështirë të futet në zyrë

0
6145
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Baton Haxhiu ka vlerësuar protestën e djeshme të thirrur nga PD-ja e Sali Berishës, por që pati pjesëmarrje të lartë të qytetarëve dhe ju bashkuan e aleatët opozitarë. Sipas tij, do ketë protesta të vazhdueshme që do ja vështirësojnë pushtetin Edi Ramës.

“Dy emra ishin prezent në foltore, Edi Rama dhe Erion Veliaj. A e dini pse është Erion Veliaj aty? Në zgjedhjet që do jenë pas 10 muajsh, a e dini cili pushtet do atakohet dhe nuk do ja pranojnë? Mbajeni mend, prapë do jemi këtu. Pushteti që kushdo që e fiton nga socialistët në Tiranë”, u shpreh Haxhiu.

Më tej, ai tha se nëse Erion Veliaj fiton zgjedhjet lokale që mbahen vitin e ardhshëm, do ta ketë shumë të vështirë të futet në zyrë me këto lloj protestash, duke marrë si model këtë të sotmen.

“Dy emra janë përmendur sot, meqë kjo protestë ka konotacion revolucionar. Në strategjinë e protestës, njeriu që e ka bërë atë nuk ka logjikë me nis me thyerje, as me molotov, ai mati pulsin e njerëzve. Dhe mbas kësaj i ke protestat e vazhdueshme, plus shtoja Ilir Metën që është maestro i këtyre seneve. Unë këtë debat e kam pasur shumë të ashpër me njerëzit që kam bisedu.

Dy emra ishin prezent në foltore, Edi Rama dhe Erion Veliaj. A e dini pse është Erion Veliaj aty? Në zgjedhjet që do jenë pas 10 muajsh, a e dini cili pushtet do atakohet dhe nuk do ja pranojnë? Mbajeni mend, prapë do jemi këtu. Pushteti që kushdo që e fiton nga socialistët në Tiranë.

Nëse Erion Veliaj fiton në Tiranë, unë të garantoj që shumë vështirë do e ketë shumë të hyjë në zyrë me këtë model protestës që këta e kanë nisur”, tha Baton Haxhiu në emisionin “Opinion”.

Zjarr Tv Ad