Edmond Panariti në një linjë me Erion Braçen: Pse nuk ngrini bursë bujqësore, prodhimet e fermerëve po kalben

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edmond Panariti, drejtor i Kabinetit në Presidencë, thotë se shteti duhet të ngrejë bursë bujqësore për fermerët të cilën nuk shesin dot prodhimet e tyre. Sipas tij, domatet dhe shalqinjtë po kalben sepse nuk ka mekanizma mbrojtëse.

“Ne e quajmë bursë bujqësore. Por askush nga financat nuk lëviz as gishtin për të tilla mekanizma e institucione mbrojtëse dhe garante të konkurrencës së ndershme. Sepse financat janë vetëm tatime, taksa dhe taksidarë”, shkruan ai.

Këtë e ka shprehur dhe më parë deputeti socialist Erion Braçe, i cili është shprehur se e vetmja zgjidhje për bujqit është ngritja e një burse bujqësore, në mënyrë që prodhimet e tyre të mos kalben në fusha.

“Përse nuk ngrini borde transparence në shitblerjet e shalqinit, domates, qumështit? Apo kush pyet? Halli është te nafta, se aty del fitimi. Aty na duhet bordi. Bujqësia mbrohet nga piratët dhe grabitësit me “commodity markets” që rregullohen me ligj dhe organizohen nga prodhuesit.

Ne e quajmë bursë bujqësore. Por askush nga financat nuk lëviz as gishtin për të tilla mekanizma e institucione mbrojtëse dhe garante të konkurrencës së ndershme. Sepse financat janë vetëm tatime, taksa dhe taksidarë.

Apo kujt ja ndjen për fermerët dhe kontratat me ta.! Për prodhimet e pa shitura e të kalbura. Bëjnë vetëm vajtuesit, dhe qarësit e hallit por kur vjen puna për një ligj apo VKM askush nuk tundet”, shkruan Edmond Panariti, drejtor i Kabinetit në Presidencë.

Zjarr Tv Ad