“Sikur të bije në koma në ’91”, Jonila Godole kritike me protestën: PD me parulla kundër “armikut”, me të ka bërë pakte sa herë është dashur

0
328
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pedagogia Jonila Godole shkruan me nota kritike për protestën e mbajtur dje në Tiranë, e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe me një pjesëmarrje të madhe qytetare. Sipas saj, asgjë nuk ka ndryshuar në vend që nga shkurti i vitit 1991.

Shënimi i plotë i Jonila Godoles:

”Pa shaka! Sikur të bije në koma në shkurt të vitit 1991 dhe të zgjoheshe sot, nuk do besoje që ka ndryshuar koha, sepse:

– Të njëjtët drejtues të lartë në  kabinetin qeveritar (po ato emra e mbiemra të rrethit familjar si të nomenklaturës); në akademi të shkencave; në universitete; polici; drejtësi, etj.

– E njëjta opozitë, me të njëjtët drejtues e të njëjtën retorikë.

– i vetmi ndryshim është se PD në 1990-ën frymëzonte, kurse sot aksioni i saj politik është reduktuar në parrulla anakronike të luftës ndaj “armikut“, me të cilin kanë bërë pakte sa herë u është dashur.

Asnjë strategji konkrete se si do ndryshojë menaxhimi i shtetit dhe i krizave nëse opozita merr pushtetin; si do rritet standardi i jetesës dhe do vendoset meritokracia; si do depolitizohet dhe bëhet e pavarur administrata që të mos uzurpohet më nga militantët partiakë, por nga individë të aftë që e fitojnë pozicionin e tyre në sajë të meritës e jo të shitjes familjare të votës.

– Të njëjtët politikanë përgjegjës për kapjen korruptive të drejtësisë dhe të shtetit gjatë tranzicionit, japin sot leksione demokracie!

– Askush nuk u shpall fajtor dhe nuk mbajti përgjegjësi për krimet e regjimit komunist dhe askush nuk mban përgjegjësi për krimet korruptive nga viti 1990 deri më sot!”

Zjarr Tv Ad